Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim: Simptomat e hershme të sklerozës multiple janë të njëjta për të gjitha komunitetet

Jetë 24/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i madh britanik nga Queen Mary University of London ka treguar se shenjat e hershme të sklerozës multiple (MS) – si dhimbjet, ndryshimet e humorit, mpirja dhe problemet me kujtesën – mund të shfaqen vite para diagnozës dhe prekin të gjitha grupet etnike e sociale në mënyrë të ngjashme.

Analiza e të dhënave të mbi 96,000 personave, përfshirë 15,000 me MS, zbuloi se këto simptoma shfaqen deri në pesë vjet para se sëmundja të diagnostikohet, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.

Studiuesit thonë se njohja e hershme e tyre mund të ndihmojë mjekët të veprojnë më shpejt dhe të fillojnë trajtimin para se të ndodhë dëmi i madh neurologjik.

MS prek mbi 150,000 persona në Britani dhe më shumë se 2 milionë në botë, dhe shpesh diagnoza vonohet.

Gjetjet e reja pritet të ndihmojnë në përmirësimin e diagnostikimit dhe trajtimit për të gjithë pacientët, pavarësisht prejardhjes së tyre./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSëmundjet kardiovaskulare shkaktuan 1 në 3 vdekje në botë gjatë vitit 2023
Artikulli i rradhës Ekstrakti i kakaos lidhet me uljen e rrezikut për sëmundje të zemrës tek të moshuarit

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.