Sot çifti i njohur kosovar, Gjiko dhe Elita Rudi janë bërë prindër për herë të parë.
Prezantuesja në jetë ka sjellë një djalë. Ky lajm është bërë i ditur nga nëna e reperit, e cila në llogarinë Instagram ka postuar një buqetë me lule ku tregohet gjinia.
Aty, ndër të tjera është shkruar: Ndjenje e veqant nga sot gjyshe!
Elita ishte mjaft aktive gjatë shtatzënisë në rrjete sociale, duke postuar vazhdimisht video e fotografi me barkun e fryrë duke mbajtur fansat e saj të informuar rreth gjendjes.
E, në një nga fotografitë e fundit të postuara nga ajo, shumë nëna kommentuan duke ‘qëlluar’ se ajo po bëhet me djalë. Këtë vlerësim ato e bazuan në fytyrën e fryrë të moderatores.