Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Jeni shtatzënë dhe zgjoheni e sëmurë në mëngjes? Ja çfarë do të thotë kjo

Këshilla për shtatzëna 20/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
pregnant young woman
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Të zgjohesh e sëmurë në mëngjes – e veçanërisht gjatë shtatzënisë – është ndër gjërat më të këqija që i përjetojnë nënat. Përse biologjia nuk mund t’ju lejojë të ndjeheni e emocionuar rreth shtatzënisë, në vend se t’ju bëjë të ndjeheni tmerrshëm?

Veç kësaj, termi se “zgjoheni e sëmurë” është i rrejshëm për shkak se ndjeheni e sëmurë tërë ditën, transmeton Telegrafi.

Fatmirësisht për gratë shtatzëna kudo që janë, studimi i ri tregon se kjo është shenjë pozitive për shëndetin tuaj dhe të bebes.

Hulumtuesit e National Institute of Child Health and Human Development kanë monitoruar një grup grash të përfshira në studime të ndara të cilat kanë përfshirë aspirinë dhe abo0rte.

Ata i kishin vëzhguar gratë të cilat më herët kishin pasur një apo dy shtatzëni të dështuara, por që pastaj kanë dalë pozitive në test të shtatzënisë.

Pjesëmarrëset i kanë incizuar simptomat e tyre çdo ditë për tetë javë gjatë shtatzënisë, pastaj një herë në muaj deri në fundin e tremestrit të parë.

Nga 797 gra me teste pozitive të shtatzënisë, 188 nga ato shtatzëni kishin përfunduar me abo0rt.

Pas tetë jave të shtatzënisë, 57.3 për qind e grave kishin raportuar për marramendje, përderisa 26.6 për qind kanë raportuar marramendje dhe vjellje. Gratë e këtyre dy grupeve kishin qenë 50 deri në 75 për qind më pak të prira për të përfunduar me abo0rt.

Studimi konsiderohet si një ndër më rigorozët të bërë në këtë temë, prandaj konsiderohet si i vlefshëm.

Por, përse ekziston kjo lidhje mes të qenit e sëmurë dhe rrezikut për aboort? Kjo është ende e paqartë, mirëpo ka disa ide prapa studimit. Hulumtuesit thonë se të zgjuarit e sëmurë në mëngjes mund të jetë gjë e ndërlidhur me ndryshimet hormonale në trup të cilat mund të jenë të mira për embrionin. Plus, ata e kanë japë edhe idenë se të zgjuarit e sëmurë të bënë të hani ushqime të pasura me karbohidrate – të cilat kanë efekte pozitive në zhvillimin e fëmijës.

Por, ata thonë se nuk duhet të brengoseni nëse nuk ndjeheni ‘tmerrshëm’ gjatë shtatzënisë. Çdo shtatzëni është e ndryshme dhe vetëm se gratë nuk i kanë të njëjtat simptoma, kjo nuk do të thotë se do të përfundojnë me abo0rt. /Telegrafi/

Artikulli paraprakKëshilla e javës: Si ta shpëtoni beben që i ka ngecur ushqimi në fyt?
Artikulli i rradhës Elita bëhet nënë, kjo është gjinia e foshnjes

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.