Karriera e Elvana Gjatë është në kulmin e saj, ku vetëm një ditë më parë artistja performoi në Leucate të Francës për turin veror të NRJ Radio dhe i është bashkuar këtij turi për koncerte të tjera në disa shtete të Europës.
Mirëpo përpos anës profesionale, Elvana po komentohet edhe për një shtatzëni të mundshme.
Sipas revistës Story në çdo pozë gjatë performancës në Leucrate, këngëtarja mbulon barkun me duar si për të fshehur shtatzëninë.
Megjithatë deri tani këto mbeten në kuadrin e thashethemeve derisa Elvana ta pohojë ose ta mohojë vetë. /albeu.com/