Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Emocionet tek fëmijët, si të reagoni?

Psikologji 10/03/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kur flasim për emocionet, flasim për një gjendje të vetëdijshme të pjesës sonë, e cila transmeton gjendjen tonë aktuale sesi ndihemi ne në një situatë të caktuar. Por, a e dini sesi ta trajtojmë këtë çështje edhe tek fëmijët?

Është mosha 3 vjeçare kur fëmijët fillojnë të shprehin ndjenjat dhe emocionet e tyre. E shpesh, kur ata përballen me emocione negative, ata e kanë të vështirë të përdorin teknika të tjera të menaxhimit përvec goditjes, kafshimit apo edhe lëndimit shkruan Raising Children, transmeton Gazeta Shneta.

Por, si mund të reagojmë ne në raste të tilla?

-Observoni dhe identifikoni emocionin

Fëmijët shprehin emocionet e tyre qoftë përmes gjuhës së trupit apo shprehjes së fytyrës. Si një prind apo edukator është mirë që të identifikoni emocionin me të cilën fëmija është duke u përballur. (shembull, në rast se ju i kërkoni fëmijës suaj të fikë televizionin, ai mund të shtrihet në dysheme dhe të qaj, gjë për të cilën ai është duke u ndje i zemëruar.)

-Bëni lidhjen mes emërtimit dhe emocionit

Në hapin e dytë, bëni lidhjen mes emërtimit dhe emocionit. Fëmija juaj ka nevojë që të dijë se cfarë po ndodh brenda tij (shembull: unë po e shoh se ti je i zemëruar për shkak se po e ndalim TV)

-Pauzoni dhe mos flisni

Pas diskutimit mundohuni të qëndroni të qetë dhe mos flisni. Fëmija juaj ka nevojë t’i procesojë udhëzimet që i ka marrë nga ju.

-Mbështeteni fëmijën tuaj gjatë kohës kur ai është duke u qetësuar

Në situata të ndryshme, fëmija mund të shqetësohet më shumë. Andaj, qëndroni të qetë, dhe sigurohuni që fëmija është në një vend të sigurt. Ndoshta mund t’ju marrë më shumë kohë për të kaluar një situatë të tillë, por jini të durueshëm. Kjo i ndihmon edhe fëmijës suaj. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakVranësira e reshje shiu edhe nesër
Artikulli i rradhës Rëndësia e komunikimit mes prindit-fëmijës

Ju sugjerojmë

Si lajmet për epidemitë mund të ndryshojnë mënyrën si mendojmë dhe gjykojmë të tjerët

17/07/2026 Jetë

Depresioni veror, një çrregullim i rrallë por serioz: Valët e të nxehtit mund të ndikojnë në shëndetin mendor

17/07/2026 Jetë

Ndërprerja e antidepresivëve gjatë shtatzënisë dyfishon rrezikun për kriza të shëndetit mendor

15/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Përdorimi i tepërt i telefonit mund të rrisë rrezikun e depresionit te të moshuarit

13/07/2026 Psikologji

Vala e të nxehtit mund të ndikojë edhe në shëndetin mendor të fëmijëve

09/07/2026 Jetë

Keni vështirësi me përqendrimin dhe kujtesën? Pesë zakone që ndihmojnë të ktheni qartësinë mendore

08/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.