Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Emrat e mjekëve të cilët e realizuan operacionin e rrallë në QKUK për ngjitjen e krahut të prerë tek pacienti

Lajme 25/07/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një ekip multidisiplinar i mjekëve në QKUK kanë kryer sërish një operacion të rrallë për ngjitjen e krahut të amputuar tek një pacientë 36-vjeçar.

Mjekët e Qendrës Klinike Universitare edhe një herë kanë treguar se mund të kryejnë suskesshëm intervenime të vështira me ekipe multidisiplinare, sikurse ndodh edhe në qendrat e avancuara në botë, shkruan Gazeta Shneta.

Ekipi i mjekëve i kryesuar nga kirurgët vaskularë Lulzim  Vokrri, dhe Luan Jaha, Neurokirurgji: Nehat Halili dhe Art Deva,  Plastike: Korab Berisha dhe Petrit Spahiu, anestezion: Valon Kadriu, kanë trajtuar me sukses një pacient 36-vjeçar me krahun e djathtë të këputur pothuajse plotësisht.

Pacienti A.R, 1987, e ishte paraqitur para gjashtë ditësh në Emergjencën e QKUK-së me krahun e djathtë pothuajse komplet të prerë (amputim subtotal), gjatë një aksidenti me xham në shtëpi.

Nga SHSKUK kanë njoftuar se mjekët kirurgë, me punë ekipore, (ekipa e Kirugjisë Vaskulare që e udhëheqi operimin, e Kirurgjisë Plastike dhe Rekonstruktive dhe ekipa e Neurokirurgjisë), bashkë me Anesteziologë dhe pjesën tjetër të ekipit operativ, kanë kryer operimin te një pacient i moshës 36 vjeç, duke i realizuar dy bypasse (urëzime), në pjesën e mesme të arteries brahiale dhe venës basilica të djathtë, (arterie kryesore që ushqen dorën me gjak dhe vena sipërfaqsore, e cila e kthen gjakun në zemër).

“Si graft për rekostrukcion të enëve të lëndura, ekipa përdori venën sipërfaqësore të këmbës së djathtë; (Vena saphena magna). Po ashtu ekipa operative, kishte përkujdesur dy venat brahiale dhe kishte bërë hemostazë korrekte. Ekipa e Neurokirurgjisë e bëri qepjen e nervit të dorës, ndërsa ekipa e Kirurgjisë Plastike, bëri qepjen e muskujve dhe të tendinave”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Pas operacionit janë kryer ekzaminimet kontrolluese, ku është konstatuar se intervenimi kirurgjik ishte kryer me sukses të plotë dhe pacienti pas 6 ditë hospitalizimi në Kirurgji Vaskulare, u lirua në shtëpi në gjendje shumë të mirë shëndetësore, kanë bërë të ditur nga SHSKUK.

Një rast i ngjashëm u trajtua me sukses edhe para disa muajsh në QKUK. /Gazeta Shneta/

Këta janë kirurgët që e punuan rastin e rrallë të ngjitjes së dorës në QKUK

Artikulli paraprakShoqata Amerikane e Zemrës: Cigaret elektroinike mund të shkaktojnë sëmundje të zemrës dhe mushkërive
Artikulli i rradhës Shkalla e hepatitit C rritet tek gratë shtatzëna sipas një studimi të fundit

Ju sugjerojmë

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.