Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Epidemiologia Goranci-Haxhiu: Nëse nuk respektohen masat, rastet do të rriten sërish

Lajme 09/10/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sapo të ulet numri i rasteve me COVID-19, qytetarët në Kosovë ‘relaksohen’ dhe në të shumtën e rasteve nuk përfillin masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Shumë qytetarë në rrugët e Prishtinës shihen pa maska apo i mbajnë ato në mënyrë jo të duhur. Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative në Kosovë.

Përjashtim bëhet gjatë ngasjes së automjetit vetëm, apo kur në automjet janë prezentë anëtarët e ngushtë të familjes, gjatë vrapit, ngrënies apo pijes.

Mosrespektimi i masave shihet me mjaft shqetësim nga epidemiologët, të cilët thonë se çdo mosrespektim do të rrisë numrin e rasteve.

Edita Goranci-Haxhiu epidemiologe në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK), thotë për Radion Evropa e Lirë se qytetarët duhet të vazhdojnë të respektojnë masat si, vendosjen e maskës, higjienën dhe distancën fizike.

“Rastet mund të rriten nëse nuk jemi të kujdesshëm. Këto masa kur popullata i respekton atëherë rastet bien, sikur tani, që kemi numër më të vogël. Asnjëherë nuk duhet të lirohemi dhe të mos i respektojmë masat”, thotë ajo.

Kosova, më 8 tetor, ka regjistruar 25 raste të reja me koronavirus, derisa vetëm një muaj më parë në ditë shënoheshin mbi 1 mijë raste.

Numri i rasteve aktive me koronavirus është 1.335.

Artikulli paraprakDhjetëra lloje të testeve molekulare bëhen me PCR në Laboratorin VitaLab
Artikulli i rradhës Çanta termike e brendit Mamajoo ju ndihmon të mbani qumështin e ngrohtë

Ju sugjerojmë

Moti sot me diell, vranësira, vende-vende me reshje shiu

21/07/2026 Lajme

Gjendje alarmante në Gostivar, mbi 3.100 raste me simptoma helmimi

20/07/2026 Lajme

“Një fëmijë dërgohet në QKUK”, Spitali i Pejës jep detaje për të lënduarit nga aksidenti në Istog

20/07/2026 Lajme

Përfundon me sukses kursi i parë i Lidershipit për Sëmundjet Kronike Jo-Ngjitëse në Kosovë

20/07/2026 Lajme

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Mediat në RMV: Mungesa e shenjave në autostradën e papërfunduar Shkup-Bllacë, fatale për tre kosovarët

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.