Thuhet se nëse një copëz ushqimi qëndron vetëm 5 sekonda në dysheme ju mund ta hani sërish sepse bakteret nuk arrijnë ta pushtojnë atë.
Por sipas studimit më të fundit të kryer nga Universiteti amerikan Clemson të publikuar në rrjetin mediatik “The Conversation”, kjo varet nga sasia e baktereve dhe lloji i sipërfaqes ku bie ushqimi.
Ekspertët morën në studim sipërfaqe me tapet, pllaka dhe dru të spërkatur me baktere ku hodhën në to copëza buke. Rezultatet treguan se te buka e hedhur në tapet u transferuan vetëm 1% e baketereve ndërkohë që te pllakat dhe druri 48% -70% të mikrobeve.
Studiuesit dolën në përfundimin se infektimi me baktere i ushqimit që na bie në tokë nuk varet nga sekondat e qëndrimit në dysheme por nga sasia e mikrobeve dhe lloji i sipërfaqes ku ai bie. /Oranews.tv/