A është e vërtetë se lakmia në shtatzëni lë shenja në lëkurën e bebes

2018-05-01 në ora 09:23

Është pothuajse i njohur miti se lakmia apo nepsi në shtatzëni, nëse nuk plotësohet, do të lë shenja në lëkurën e bebes aty ku nëna ka prekur trupin e saj.

Kjo besëtytni ndodh në shumë kultura dhe popuj të ndryshëm. Nëse nëna shtatzënë ka një dëshirë dhe ajo nuk plotësohet, atëherë fëmija do të lind me shenjë në lëkurë.

TheAtlantic shkruan se kështu besojnë njerëzit në Egjipt, Brazil e Itali. Por kjo është e njohur edhe tek shqiptarët.

Por çfarë në të vërtetë janë shenjat e lindjes tek foshnjat. Ato mund të shfaqen qysh në lindje, por ndodh edhe pas lindjes zakonisht në muajin e parë.

Shenjat mund të jenë edhe trashëguese, ndërsa disa mund të ndodhin vetvetiu. Ato shkaktohen nga rritja e enëve të gjakut, muskujt e butë, yndyra etj. /Gazeta Shneta/