Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Toleranca ushqimore, e lidhur me diabetin?

Jetë 01/05/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Albana Daka, mjeke laboratori- nutricioniste

Të ushqehesh shëndetshëm është e rëndësishme, pavarësisht faktit nëse jemi apo jo me diabet. Ushqimet që zgjedhim të konsumojmë në regjimin e përditshëm bëjnë diferencën jo vetëm në menaxhimin e diabetit, por edhe në mënyrën si ndihemi dhe sa energji kemi për të përballuar ditën.

Studiuesit prej kohësh kanë bërë kërkime mbi lidhjen e mundshme që ekziston midis intolerancës ushqimore dhe diabetit të hershëm. Ata kanë zbuluar se një tip i zakonshëm i diabetit që prek të rinjtë shkaktohet pikërisht nga një reaksion i kundërt ndaj ushqimit. Ekziston një konfuzion i madh mbi temën: reaksion të kundërt ndaj ushqimit apo intolerancë ushqimore. Në disa raste dhe këto janë rrethanat që duhet të na shqetësojnë vërtet, intolerancat janë rezultat të një keqfunksionimi të organizimit tonë dhe lënia pas dore e këtij fakti mund të vendosë seriozisht në rrezik shëndetin tonë.

Ndër substancat që më së shumti shkaktojnë intolerancë janë sheqernat, si laktoza, fruktoza, dhe gluteni. Kështu intoleranca ndaj sheqerit është një nga reaksionet e kundërta të mundshme ndaj ushqimeve të përdorimit të përditshëm.

Intoleranca ndaj ushqimeve shkaktohet nga një funksionim jo korrekt enzimatik dhe konsiston në mungesën e përthithjes së sheqernave (laktozë, fruktozë, sorbitoli).

Kur enzima nuk funksionon… fillojnë problemet!

Në mungesë të funksionimit të enzimave (shpeshherë për shkaqe gjenetike) shkaktohen disa nga intolerancat ndaj sheqernave. Enzima laktozë, nëse prodhohet në sasi të pakët, pengon përthithjen dhe tretjen e laktozës (prezente tek qumështi shtazore) në zorrë.

Fruktoza është një sheqer prezent tek frutat dhe perimet, si dhe në sheqerin e zakonshëm në formë saharoze. Mëlçia, veshkat dhe zorra e hollë janë vendet kryesore ku metabolizohet fruktoza.

Sorbitoli gjendet tek frutat në formë e tij natyrale, por gjendet gjithashtu tek pijet ‘pa sheqer’. Pikërisht sepse sheqeri nuk përthithet në zorrë dhe nuk furnizon me kalori, mund të shfaqet më vonë një intolerancë ndaj sheqerit.

Një varietet deficencash enzimatike, të përcaktuara gjenetikisht, mund të shkaktojnë intolerancë ndaj sheqerit që konsumojmë zakonisht në regjimin tonë ushqimor.

Kur sheqernat nuk përthithen dhe metabolizohen siç duhet, grumbullohen lëngjet dhe fermentohen nga flora bakteriale e zorrëve, duke shkaktuar një prodhim të fortë gazrash, që pasohet nga një sërë shqetësimesh të zorrëve: diarre, fryrje etj. Këto intoleranca ndaj sheqernave janë shpesh shkaku i problemeve kronike të zorrëve si sindroma e kolonit të irritueshëm.

Intoleranca ushqimore dhe lidhja me diabetin

Gjithashtu ka dyshime që bien mbi regjimin ushqimor si një nxitës për diabetin e tipit 1, I cili zakonisht diagnostikohet në fëmijëri. Kjo ndiqet nga një tjetër zbulim i papritur: gjendja është e ngjashme gjenetikisht me sëmundjen celiake, një çrregullim I shkaktuar nga intolerancë ndaj glutenit, një proteinë e gjendur tek gruri.

Në një studim të kryer në SHBA, testet gjenetike në 20.000 persona, zbuluan se individët më diabet tipi 1 dhe sëmundje celiake kishin të përbashkët shtatë rajone të pazakonta gjenetike që nuk ishin prezente tek individët e shëndetshëm.

Intolerancat ushqimore shpesh të padiagnostikuara dhe të patrajtuara, mund të dëmtojnë qelizat me kalimin e kohës.

Diabeti me fillimin të hershëm ndodh kur sistemi imunitar i trupit gabimisht sulmon në pankreas qelizat që prodhojnë insulinën, e cila nevojitet për të kontrolluar nivelet e sheqerit në gjak.

Studiuesit gjenetikë vazhdimisht në kërkim të nxitësve të diabetit tipi 1 në regjimin ushqimorë.

Ende nuk ka një studim të mirëfilltë në vendin tonë. Duke iu referuar të dhënave nga Britania e Madhe, duket se ka një rritje 10-fish të personave me intolerancë ushqimore në 25 vitet e fundit.

Një pjesë e madhe e problemit është se ne po i ngopim fëmijët tanë me kimikate sepse ushqimi që konsumojmë nuk është më organik, është thjesht një grumbull aditivësh ushqimorë, ngjyruesish dhe aromatizuesish. Margarina, qumështi i modifikuar, ëmbëltuesit artificial dhe gjithçka e ngjashme me to që është shtuar në dietë këto 25 vitet e fundit kanë rezultuar në sisteme imunitare hipersensitive që reagojnë ndaj çdo gjëje që personi ha.

Arsyeja për intolerancën ushqimore mund të jetë për shkak të stresit të jetës moderne, aditivëve ushqimorë dhe ndotjeve. Se si këto influencojnë ekzaktësisht diabetin mbetet për t’u studiuar më tej./ Shendeti.com.al

Artikulli paraprakA është e vërtetë se lakmia në shtatzëni lë shenja në lëkurën e bebes
Artikulli i rradhës Fakt i trishtueshëm për bebet: Si i hanë flokët e tyre në barkun e nënës

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm në Pejë: Mbi 3 mijë vizita specialistike dhe 23 lindje gjatë javës së kaluar

20/07/2026 Lajme

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.