Moderatorja dhe këngëtarja Marina Vjollca ka shtuar dyshimet se është shtatzënë pasi ka publikuar disa fotografi të tjera.
Fillimisht për shtatzëninë e saj u raportuar pasi bukuroshja publikoi një foto ku shihej bashkëshorti i saj, reperi i njohur Geti, duke i mbajtur barkun me duar.
Ndërsa tani Marina ka sjellë disa foto tjera nga pushimet e saj. Fotot janë shumë të bukura, por ajo ka mbuluar barkun me kapele. Kjo ka shtuar dyshimet se Marina është shtatzënë e madje barku i saj ka filluar të rritet. /Gazeta Shneta/