Oksidi i zinkut është një përbërës i cili është mjaft i zakonshëm në shumë përzierje tregtare për skuqjen që vie nga pelenat tek bebet. Por shumë prindër mund të pyesin – “A është oksidi i zinkut i sigurt për fëmijën tim?” Le të mësojmë më poshtë disa fakte të rëndësishme në lidhje me oksidin e zinkut dhe sa i sigurt është me të vërtetë për fëmijën tuaj.
Oksidi i zinkut është një mineral i bardhë në formën e një pluhuri i cili nuk shpërndahet në ujë.
Ka veti të shkëlqyera për të bërë një pengesë mbrojtëse në lëkurën tuaj shkruan FirstCryParenting. Për këtë arsye, është përbërësi aktiv që përdoret në pomadat në rastet tek skuqjet e ndryshme tek fëmijët dhe është gjithashtu një përbërës kryesor që përdoret tek kremat kundër diellit dhe lloje të tjera të pomadës tej ndihma e pare përcjell Gazeta Shneta.
Njerëzit zakonisht kanë frikë nga oksidi i zinkut për shkak të rreziqeve të perceptuara shëndetësore të grimcave shumë të vogla të oksidit të zinkut që hyjnë në qarkullimin e gjakut.
Por sipas hulumtimit, grimcat e oksidit të zinkut që janë më të mëdha se 30nm nuk thithen nga trupi kur përdoren në locione ose kremra.
Pra, kur oksidi i zinkut përdoret në përgatitjet mjekësore, është mjaft i sigurt, dhe mjekët zakonisht e rekomandojnë atë për trajtimin e skuqjeve të pelenave tek bebet.
Gjithashtu, oksidi i zinkut zakonisht përzihet me përbërës të tjerë për të krijuar pomadat të cilat kanë veti anti-inflamatore dhe qetësuese, duke mbrojtur më tej lëkurën delikate të bebës tuaj.
Kur përdorni oksid zinku për trajtimin e skuqjes së pelenë, ndryshoni rregullisht pelenat e bebës tuaj në mënyrë që të mos bllokojnë nxehtësinë dhe lagështinë, duke irrituar më tej lëkurën e fëmijës. /Gazeta Shneta /