Pneumonia te fëmijët, i referohet një infeksioni që shkakton inflamacion në qeset e ajrit në mushkëri.Këto qese të ajrit mbushen me lëng, duke shkaktuar kollitje dhe ethe.
Pneumonia shpesh shkaktohet nga një infeksion i frymëmarrjes, siç është gripi, i cili përhapet në mushkëri shkruan VeryWellFamily, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Pneumonia te fëmijët zakonisht shkaktohet nga një infeksion bakterial apo viral.Si rezultat i këtyre faktorëve dallojmë:
-Pneumonia bakteriale
-Pneumonia virale
Në shumë raste pneumonia bakteriale mund të shndërrohet në atë virale.
Simptomat e pneumonisë
Pneumonia zakonisht karakterizohet me një kollitje, ndërkohë që simptomat tjera përfshijnë:
-Ethe,
-Dhimbje kraharori,
-Lodhje,
-Humbje e oreksit,
-Dhimbje koke,
Përgjatë pneumonisë bakteriale, këto simptoma duken të paprituara, kurse simptomat janë graduale dhe ngadalë përkeqësohen me kalimin e kohës gjatë pneumonisë virale./GazetaShneta/