Duhet të keni disa njohuri të përgjithshme për bebet.Bebet më mirë shohin fytyra/objekte në largësi prej 20-30 cm.
Ata mund ta dallojnë të bardhën nga e zeza dhe fytyrat e njerëzve. Bebet duan të dëgjojnë zëra, por më së shumti e duan zërin e nënës/të familjarëve. Ata e kthejnë kokën kah vendi prej nga vjen zëri.
Shumica e bebeve duan që t’i merrni në përqafim, t’i mbani në duar ose t’i mbështetni te qafa. Kështu ndjehen më mirë dhe ndjehen më të sigurtë.
Gjatë javëve të para të jetës bebet në mënyrë refleksive qeshin.
Diku nga 3-4 javë, bebja juaj ju qesh si përgjigje ndaj të folurit tuaj dhe kujdesit tuaj.
Bebet normalisht i lëvizin duart dhe këmbët, ndonjëherë rrinë të shtrirë qetë ose dridhen.