Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si ta qetësoni beben kur ajo është e shqetësuar

Jetë 29/05/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kur bebja juaj është e shqetësuar, mund ta ndihmoni me disa aktivitete, që zakonisht e qetësojnë.

Ia tregoni fytyrën tuaj që të sigurohet se jeni aty, e luhatni, vendoseni në krevatin e tij, i flisni me zë të qetë, e merrni në duar, i këndoni ose i gugatni, ia ndërroni pelenat që të jetë të thata dhe të ndjehet konfort, përkëdheleni te koka, këmba ose shpina, i ofroni të pijë.

Ndonjëherë bebeja do të qetësohet vetë pa asnjëfarë ndihme. Atë e bën ashtu që i thith gishtat ose tërë shuplakën, i afron duart kah goja, e ndërron pozitën e shtrirjes, kërkon të shohë fytyra dhe të dëgjojë zëra.

Njihni zërat e stomakut kur e mundojnë. Lidhshmëria juaj me fëmijën dhe zhvillimi i hershëm i trurit Shkencëtarët kanë vërtetuar se relacioni juaj me fëmijën ka ndikim mbi trurin e tij, në më shumë mënyra.

Mënyra në të cilën ju intereaktoni me fëmijën tuaj në vitet e hershme dhe eksperiencat të cilat ia jepni, kanë ndikim të madh në zhvillimin e tij emocional dhe mësimin. Bebet e mbajnë mend mënyrën se si i shihni, shprehjet e fytyrës tuaj, zërin tuaj derisa i gugatni, këndoni, flisni dhe lexoni.

Ata e mbajnë mend ndjenjën si i mbani në duar dhe i luhatni, erërat familjare bile edhe shijen e lëkurës tuaj. Është shumë e rëndësishme prekja: e mbajtura në dorë dhe luhatja e stimulon trurin e bebes të lëshojë hormone të rëndësishme, që i mundësojnë të rritet. Çelsi i lidhjes së fortë mes juve të dyve është dashuria juaj.

Shprehja e dashurisë tuaj ka ndikim mbi mënyrën në të cilën truri i bebes i formon konekcionet. Nëse këta konekcione përsëriten në moshën e hershme, ata do të mbeten të përjetshme.

Nëse fëmijës në moshën e hershme rrallë i flitni ose i lexoni, ai më vonë mund të ketë vështirësi në të shprehur. Hulumtimet kanë treguar se lidhshmëria me fëmijën tuaj, i ndihmon më vonë më mirë të ballafaqohet me stresin në jetën e përditshme.

Kjo lidhshmëri i aktivizon sistemet biologjike që janë të rëndësishme për adaptim në stres. Fëmijët me lidhshmëri të fortë me prindërit në periudhën e hershme, më vonë më lehtë adaptohen në stres.

Artikulli paraprakFakte që duhet t’i dini për bebet
Artikulli i rradhës Shenja që tregojnë se foshnja don të pijë gji

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.