Familjarët e një pacienti kanë sulmuar mjekun V.R. në emergjencën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë.
Sipas njoftimit të QKMF-së, sulmi ka ndodhur derisa mjeku trajtonte pacientin në emergjencë. Rasti ka ndodhur pasditen e djeshme, shkruan Gazeta Shneta.
“Sot ne oret e pasdites rreth ore 19 gjate orarit te punes para pacienteve ne emergjencen e QKMF-se eshte sulmuar fizikisht Dr.V.R nga familjaret e pacientit qe ka qene duke u trajtuar ne Emergjence. Prandaj ju bejme thirrje te gjithe atyre duke filluar nga MSH,,Gjykatat e prukororia,por edhe nga sindikata dhe oda e mjekeve ti reagojne dhe ti denojne keto akte qyqare ndaj nesh”, thuhet në njoftimin e QKMF-së. /Gazeta Shneta/