Agjencia e lajmeve Xinhua ka sjellë një reportazh me fotografi nga kujdestaria e fundit në një spital të improvizuar në Wuhan të Kinës ku është epiqendra e koroanvirusit Covid-19.
Hapësira të shumta publike sikurse kjo në një shkollë në Wuhan ishin kthyer në spitale për të trajtuar pacientët nga koroanvirusi. Por në ditët e fundit pas rënies së numrit të të prekurve nga virusi, autoritet kanë filluar t’i mbyllin, shkruan Gazeta Shneta.
“Kur dielli të lind, pacientët dhe stafi mjekësor do t’i japin fund qëndrimit në këtë spital”, shkruan xinhua. Megjithatë stafi mjekësor do të qëndrojë në gatishmëri në rast nevoje.
Zyrtarët e Shëndetësisë në Hubei kanë deklaruar se do të fillojnë t’i mbyllin gradualisht të gjitha qendrat spitalore të improvizuara ku ishin trajtuar mbi 12 mijë pacientë. Në 24 orët e fundit autoritetet kanë raportuar vetëm 19 raste të reja dhe 17 viktima.
Më poshtë mund t’i shihni disa pamje nga spitali i improvizuar në një gjimnaz në Wuhan. Stafi mjekësor dhe pacientët përshëndeten për herë të fundit pas mbylljes së spitalit. /Gazeta Shneta/