Farmacistët janë një pjesë e rëndësishme e sistemit të kujdesit shëndetësor, si ekspertë në zhvillimin e barnave, po ashtu, ata do të jenë të aftë të dinë se si ndikojnë barnat në trupin e njeriut.
Në UBT, Fakulteti i Farmacisë është program i ri, ku është akredituar nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës, si dhe licencuar nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë.
Duke qenë kështu, Fakulteti i Farmacisë në UBT do tu ofrojë studentëve shërbime të tilla që përveç edukimit profesional, studentët do të jenë në gjendje që të punojnë në një varg punësh, duke përshirë farmacitë e komunitetit, spitalet dhe si konsulentë ose hulumtues të fushës përkatëse.
Duke studiuar në UBT, më saktë në Fakultetin e Farmacisë, studentët do të studiojnë vetitë kimike, fizike, farmaceutike dhe farmakologjike të ilaçeve dhe zbatimin e tyre në praktikën e farmacisë.
Përveç hulumtimeve shkencore, studentët do bëjnë edhe punë praktike, si dhe një sërë vizitash në ambientet klinike, duke përfshirë spitalet dhe farmacitë në Kosovë.
Programi i Farmacisë në UBT u jap studentëve një avantazh konkurrues gjatë gjithë karrierës së tyre sepse UBT ka mbi 16 vjet përvojë në dhënien e arsimit profesional në nivel evropian dhe më gjerë.