Mos jeni një nga pesë milionë njerëzit që jeni mahnitur me prapaskenat e videos së një fëmije njëjavësh që dremit me bigudina në kokë? Eh po ju kuptojmë shumë mirë.
Në fillim të muajit, fotografja Jessie Marrero e xhiroi videon me iPhone-in e saj. Që atëherë, miliona e kanë parë xhirimin magjepsës dhe thuaj 100,000 persona e kanë ndarë atë në Facebook. Marrero ka thënë për Moneyish që shpenzoi 75 $ për setin e bigudinave të vogla, me gjithë tharësen pink të flokëve.
Ajo e dinte që ky fëmijë do të rrëmbente skenën, duke qenë që e quan veten “pëshpëritësja e bebeve”.
“Unë i kuptoj fëmijët që fotografoj dhe e di kush mund të bëjë diçka, të fotografohet në një dreamcatcher, apo të mblidhet në një krevat fëmijësh me lule të thara në flokë, çfarëdo gjëje që më flet mua”, ka thënë ajo.