Pak muaj më parë, lajmi i shtatzënisë së këngëtares 35-vjeçare bëri mjaft bujë në media, duke i dhënë asaj edhe foton më të pëlqyer në Instagram.
Në qershor të këtij viti, Beyonce solli në jetë binjakët Rumi dhe Sir Carter, por nuk humbi as edhe një ditë kohë për të “rimarrë” format e mëparshme.
Së fundmi, krijuesja e “Drunk in Love” ka postuar një video në Instagram ku na ka bërë të dyshojmë: A ishte shtatëzanë apo jo?
Seksi, e veshur me te kuqe dhe me flokët e lëshuara e kaçurrela, Beyonce ka treguar të gjitha hiret e saj në formën më të mirë të mundshme.
Tani Bey, bën mirë të na tregosh sekretin që ke përdorur për këto forma! /Blitz.al/