Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Fast food mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Jetë 29/12/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri tregon se konsumimi i shpeshtë i ushqimeve të përgatitura jashtë shtëpisë (fast food) mund të lidhet me inflamacion sistemik, një faktor kryesor i sëmundjeve kardiovaskulare. Analiza përfshiu të dhëna nga mbi 8,500 pjesëmarrës në SHBA, mbledhur gjatë një dekade përmes “Anketës Kombëtare të Shëndetit dhe Ushqyerjes”.

Pjesëmarrësit raportuan zakonet e tyre ushqimore dhe u nënshtruan vlerësimeve të shëndetit kardiometabolik, përfshirë testime gjaku, shkruan burimi Very Well Health transmeton Gazeta Shneta.

Studiuesit përdorën Indeksin Dietik të Inflamacionit për të matur shkallën e inflamacionit të lidhur me ushqimin. Rezultatet treguan disa pika kryesore:

Konsumimi më i madh i fast food-it lidhet me rezultate më të larta të indeksit të inflamacionit, dhe vlera më e lartë e këtij indeksi është gjithashtu e lidhur me rritje të mortalitetit.

Pjesëmarrësit që hanin më shumë ushqim të përgatitur jashtë shtëpisë kishin profil më të pafavorshëm kardiometabolik, duke përfshirë nivele më të ulëta të kolesterolit të mirë dhe nivele më të larta të triglicerideve, glukozës në gjak, insulinës dhe rezistencës ndaj insulinës.

Një tendencë për rritje të mortalitetit u vërejt tek konsumuesit e ushqimeve të shpejta, megjithëse nuk u gjet një lidhje statistikisht e rëndësishme mes konsumit të ushqimit të shpejtë dhe vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet apo sëmundjet e zemrës vetëm nga vetë ushqimi.

Ekspertët nënvizojnë se zvogëlimi i konsumit të ushqimit të shpejta (fast food) dhe përgatitja e vakteve të shëndetshme në shtëpi mund të ndihmojë në menaxhimin e këtyre rreziqeve, edhe në një stil jete të ngarkuar dhe të shpejtë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPluhur, kapsula apo pije kolagjeni: Cila formë është më efektive për nyjet dhe lëkurën?
Artikulli i rradhës Ndryshimet në mënyrën e ngasjes mund të tregojnë rreth dëmtimit kognitiv dhe demencës

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.