Pavarësisht lajmeve të mira në lidhje me efikasitetin e dy vaksinave për të parandaluar Covid-19, nevojiten ilaçe për të trajtuar fazat e hershme të virusit.
Shumë ilaçe janë në prova klinike për të përcaktuar efektivitetin e tyre për fazat e hershme të virusit shkruan VeryWellHealth, transmeton Gazeta Shneta.
Trajtimi i hershëm mund të ndihmojë në parandalimin e një forme më të rrezikshme të Covidit dhe të ndihmojë në uljen e ritmeve të transmetimit.
Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, ka theksuar nevojën për hulumtime kushtuar fazave të hershme të Covid-19.
“Ndërsa opsionet e trajtimit për pacientët me sëmundje të rëndë që kërkojnë shtrimin në spital janë tani në dispozicion … ndërhyrjet që mund të administrohen herët gjatë rrjedhës së infeksionit për të parandaluar përparimin e sëmundjes dhe ndërlikimet afatgjata janë urgjentisht të nevojshme” shkruajnë studiuesit.
Lajmi i mirë është se kërkimet në lidhje me terapitë e fazave të hershme janë duke u zhvilluar.
Në një email për VeryWellHealth, studiuesit Kim dhe Read diskutuan zhvillime premtuese të trajtimit në tre kategori:
– Trajtime antivirale që veprojnë drejtpërdrejt në virus dhe ndihmojnë në ndalimin e replikimit të tij (plazma konvaleshente, antitrupat mono dhe poliklonal si dhe interferonet).
– Trajtime të modulimit të imunitetit që kufizojnë reagimin hiper-inflamator të shoqëruar me shumë simptoma të Covid-19 (Fluvoksamine, Ciklosporine, Leronlimab).
– Barna antitrombotike që parandalojnë hiperkoagulimin (mpiksjen e gjakut) të shoqëruar me Covid-19.