FDA dhe Departamenti i Shëndetit të SHBA kanë shpallur një plan për të eliminuar ngjyruesit sintetikë të bazuar në naftë nga ushqimet e konsumuar nga fëmijët amerikanë, duke ndjekur shembujt e Evropës dhe Kanadasë.
Kompanitë e ushqimit do të zëvendësojnë ngjyruesit petrokimikë me përbërës natyralë për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve.
FDA do të fillojë me heqjen e dy ngjyruesve sintetikë dhe do të vazhdojë me eliminimin e gjashtë ngjyruesve të tjerë deri në vitin 2026.
Përveç kësaj, katër ngjyrues natyralë do të autorizohen dhe procesi i shqyrtimit për përbërës natyralë do të përshpejtohet.
Kjo nismë vjen për të adresuar shqetësimet mbi ndikimin e ngjyruesve sintetikë në shëndetin e fëmijëve, dhe FDA do të bashkëpunojë me Institutin Kombëtar të Shëndetit për të hetuar pasojat afatgjata të përdorimit të këtyre shtesave ushqimore./Gazeta Shneta/


