Onapgo është një pajisje e mveshur infusion në formë subkutane me substancën aktive apomorfinë për trajtimin e luhatjeve motorike te pacientët me sëmundje të avancuar të Parkinsonit.
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka miratuar Onapgo (hidroklorur apomorfinën) si pajisjen e parë dhe të vetme subkutane me apomorfinë për trajtimin e luhatjeve motorike te pacientët me sëmundje të avancuar të Parkinsonit, sipas një njoftimi për shtyp nga Supernus Pharmaceuticals.
Onapgo është pajisja e parë dhe e vetme e infuzionit të mveshur me apomorfinë subkutane që ofron trajtim të vazhdueshëm gjatë ditës duke u siguruar pacientëve një kontroll më të qëndrueshëm të luhatjeve motorike. Produkti pritet të jetë i disponueshëm në tremujorin e dytë të vitit 2025, shkruan Health Day transmeton Gazeta Shneta.
Efikasiteti dhe siguria e Onapgo u vlerësuan në një studim klinik faza III, me kohëzgjatje 12-javore i cili përfshiu 107 pacientë.
Efektet anësore më të zakonshme (≥10% incidencë) përfshinin: nodule në vendin e infuzionit, të përziera, përgjumje e tepruar, irritim të lëkurës në vendin e infuzionit, dhimbje koke dhe pagjumësi.
Sipas Andrea Merriam, CEO i organizatës “Parkinson & Movement Disorder Alliance” në Phoenix tha se:
“Ndërsa simptomat motorike të sëmundjes së Parkinsonit përkeqësohen me kalimin e kohës, pacientët raportojnë gjendje të alternuara mes ON, kur medikamenti funksionon, dhe OFF, kur nuk funksionon optimalisht. Këto ndryshime të vazhdueshme janë shqetësuese dhe mund të ndodhin në çdo moment, prandaj kontrolli i qëndrueshëm i kohës OFF është kyç për përmirësimin e lëvizjes dhe mirëqenies së pacientëve. Për shumë prej tyre, opsionet e trajtimit të vazhdueshëm, si Onapgo, mund të ndihmojnë që ditët me Parkinson të jenë më të parashikueshme”. /Gazeta Shneta/


