Një grup shkencëtarësh kohët e fundit hetuan lidhjet midis cilësisë së dietës ushqyese dhe plakjes biologjike.
Për të matur moshën biologjike, ata përdorën “orë epigjenetike”, raporton Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Ora epigjenetike është një model biomarker që mat ndryshimet veçanërisht metilimin e ADN-së, për të vlerësuar moshën biologjike të një individi në krahasim me moshën e tij kronologjike.
Kjo orë përdoret në studime për të kuptuar procesin e plakjes, ndikimin e faktorëve mjedisorë dhe stilit të jetesës në shëndet, si dhe për të parashikuar rreziqet për sëmundje të ndryshme.
Një nga modelet më të njohura të orës epigjenetike është ajo e zhvilluar nga Steve Horvath, e cila përdor rajone të veçanta të metiluara të ADN-së për të llogaritur moshën epigjenike. Nëse kjo moshë është më e lartë se mosha reale e një individi, mund të sugjerojë plakje të përshpejtuar ose rrezik të shtuar për sëmundje kronike.
Studiuesit zbuluan se dietat më të varfra, të cilat përfshijnë sasi të mëdha ushqimesh të shpejta dhe mish të përpunuar, por sasi të ulëta frutash dhe perimesh, mund të kontribuojnë në plakjen e përshpejtuar biologjike, madje edhe te të rinjtë.
Rezultatet e një studimi të ri që përfshin 826 të rritur dhe të rinj sugjerojnë se dietat e pasura me ushqime të shpejta, mish të kuq të përpunuar dhe pije sodike, por më pak fruta dhe perime mund të lidhen me plakjen më të shpejtë biologjike.
Nga ana tjetër, dietat që përfshijnë fruta dhe perime të bollshme dhe pak mish të kuq të përpunuar dhe pije sodike mund të lidhen me plakjen biologjike më të ngadaltë, sipas gjetjeve të studimit.
Studimi u publikua në “Journal of Clinical Nutrition”. /Gazeta Shneta/


