Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka miratuar përdorimin e produktit KETARx, një formë e ketaminës, për menaxhimin e dhimbjes pas ndërhyrjeve kirurgjikale.
Ky miratim hap rrugë për përdorimin më të gjerë të ketaminës në fushën e anestezisë dhe kontrollit të dhimbjes akute pas operacionit, shkruan HealthDay transmeton Gazeta Shneta.
Sipas autoriteteve shëndetësore, KETARx ofron një opsion shtesë për mjekët dhe pacientët në trajtimin e dhimbjes, duke synuar të reduktojë varësinë nga opioidët, të cilët shpesh përdoren pas ndërhyrjeve kirurgjikale./Gazeta Shneta/


