Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

OKB thotë se 383 punëtorë të ndihmës u vranë vitin e kaluar

Lajme 19/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një numër rekord prej 383 punëtorë të ndihmës u vranë në vitin 2024, thanë Kombet e Bashkuara, duke paralajmëruar se bilanci i këtij viti do të jetë po aq shqetësues.

Numri i të vrarëve më 2024 ishte 31 për qind më i lartë se një vit më parë, tha OKB-ja në Ditën Botërore Humanitare. Organizata pret që numri këtë vit të jetë më i lartë për shkak të “konfliktit në Gazë, ku janë vrarë 181 punëtorë humanitarë dhe në Sudan, ku janë vrarë 60 të tjerë”.

OKB-ja tha se përgjegjësit më të shpeshtë të vrasjeve më 2024 ishin aktorët shtetërorë.

Sipas organizatës, shumica e atyre që u vranë ishin staf vendor dhe u sulmuan ose gjatë kryerjes së detyrës, ose në shtëpitë e tyre.

Përveç viktimave, vitin e kaluar 308 punëtorë të ndihmës u plagosën, 125 u rrëmbyen dhe 45 u ndaluan.

“Edhe një sulm ndaj një kolegu humanitar është një sulm ndaj të gjithëve neve dhe ndaj njerëzve që ne u shërbejmë”, tha shefi i ndihmës në OKB, Tom Fletcher.

“Sulmet në këtë shkallë, me zero përgjegjësi janë dënim i turpshëm ndaj ndaj mosveprimit dhe apatisë ndërkombëtare. Si komunitet humanitar, ne kërkojmë sërish që ata që kanë pushtet dhe ndikim të veprojnë për njerëzimin, të mbrojnë civilët dhe punëtorët e ndihmës dhe të mbajnë autorët përgjegjës”.

Shifrat paraprake nga Baza e të Dhënave për Sigurinë e Punëtorëve të Ndihmës tregojnë se 265 punëtorë ndihme janë vrarë këtë vit, deri më 14 gusht.

OKB-ja përsëriti se sulmet ndaj punëtorëve të ndihmës dhe operacioneve humanitare shkelin të drejtën humanitare ndërkombëtare dhe dëmtojnë linjat jetike që mbajnë gjallë miliona njerëz të bllokuar në zona lufte dhe zona të fatkeqësive.

“Dhuna ndaj punëtorëve të ndihmës nuk është e pashmangshme. Ajo duhet të marrë fund”, tha Fletcher, koordinator i ndihmës emergjente të OKB-së dhe nënsekretar i përgjithshëm për çështjet humanitare.

Ndërkaq, Organizata Botërore e Shëndetësisë e OKB-së tha se ka verifikuar mbi 800 sulme ndaj punëtorëve shëndetësorë në 16 territore vetëm këtë vit, me mbi 1.110 punëtorë shëndetësorë dhe pacientë të vrarë dhe qindra të tjerë të plagosur.

Dita Botërore Humanitare shënon ditën kur më 2003 shefi i të drejtave të njeriut të OKB-së, Sergio Vieira de Mello, dhe 21 punëtorë të tjerë të ndihmës u vranë pas një shpërthimi në selinë e OKB-së në Bagdad./REL

Artikulli paraprakMjekët spanjollë zhvillojnë mitër artificiale për të studiuar shkaqet e aborteve spontane
Artikulli i rradhës FDA miraton produktin KETARx për menaxhimin e dhimbjes kirurgjikale

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.