Pas një shqyrtimi të gjerë shkencor, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka autorizuar tregtimin e 20 produkteve të qeseve të nikotinës ZYN. Këto qese – të vogla dhe të bëra nga fibra sintetike që përmbajnë nikotinë – vendosen midis mishrave të dhëmbëve dhe buzës.
Duke iu referuar standardeve të shëndetit publik të përcaktuara me Ligjin për Parandalimin e Pirjes së Duhanit dhe Kontrollin e Produkteve të Duhanit të vitit 2009, FDA vlerësoi se për shkak të nivelit shumë më të ulët të substancave të dëmshme krahasuar me cigaret dhe shumicën e produkteve të tjera të duhanit pa tym, këto qese me nikotinë kanë një rrezik më të ulët për kancer dhe sëmundje të tjera të rënda, shkruan burimi Health Day përcjell Gazeta Shneta.
Gjithashtu, ka prova se këto qese mund të ndihmojnë përdoruesit aktualë të cigareve dhe produkteve të tjera të duhanit të lënë duhanin dhe të kalojnë te një alternativë më pak të dëmshme.
“Për të marrë autorizim për tregtim, FDA duhet të ketë prova të mjaftueshme se produktet e reja ofrojnë më shumë përfitime për shëndetin publik sesa rreziqe,” tha Dr. Matthew Farrelly, Ph.D, drejtor i Zyrës së Shkencës në Qendrën për Produktet e Duhanit të FDA-së.
FDA theksoi se kjo nuk do të thotë se qeset me nikotinë janë plotësisht të sigurta, por se ato përmbushin kushtet për të ofruar më shumë përfitim sesa dëm./Gazeta Shneta/


