Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

QKUK e referoi 4-vjeçaren për trajtim jashtë vendit, FSSh ia lëshoi Fletzotimin e Bordi ia ndali financimin

Lajme 20/01/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Shëndetësisë, konkretisht Bordi për trajtim jashtë vendit, nuk ia ka miratuar terapinë një vajze katër vjeçare, ndonëse e njëjta kishte marr referim për trajtim nga Klinika e Pediatrisë në QKUK.

Një vajzë katër vjeçare me inciale D.V. e diagnostikuar me sëmundjen “paralizë cerebrale infantile” në nëntor të vitit 2023 ka marr referim për trajtim jashtë vendit nga Klinika e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare, shkruan Gazeta Shneta.

Mjekët e Pediatrisë e referuan urgjentisht për diagnostikim të mëtutjeshëm, si dhe për “mundësinë e aplikimit të terapisë me qeliza staminale”. Kështu thuhet në dokumentin e referimit të cilin e posedon Gazeta.

Në bazë të këtij dokumenti referues sipas Udhëzimit Administrativ për Trajtim Mjekësor të Pacientëve Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike, Fondi i Sigurimeve Shëndetësore ia lëshoi edhe Fletzotimin për trajtim jashtë vendit.

Prindërit e dërguan vajzën e tyre menjëherë për trajtim në një institucion spitalor në Turqi. Kostoja për këtë trajtim ishte rreth 19 mijë Euro.

Por kur u kthyen dhe i sollën faturat në FSSh, atyre iu refuzua lënda nga Bordi për TMPJISHP. Një vit pasi e morën fletzotimin, Bordi ia refuzoi mbulimin e shpenzimeve me arsyetimin se terapia për të cilën është referuar nuk është e miratuar nga organizatat ndërkombëtare të mjekësisë si dhe është në kundërshtim me Ligjin për Shëndetësi.

“Bordi pas shqyrtimit dhe administrimit të shkresave të lëndës, refuzon kërkesën e aplikuesit për kompensim financiar pasi që bazë të raportit konziliar nr. 492, datë 07.11.2023 nga Klinika e Pediatrisë në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, aplikuesi është referuar për aplikimin e terapisë me qeliza staminale duke vepruar në kundërshtim me dispozitat e nenit 84 të Ligjit Nr. 04/1-125 për shëndetësi”, thuhet në vendimin për refuzim.

Aty citohen edhe emrat e dy organizatave, që sipas këtij vendimi, terapia në fjalë nuk është e miratuar.

“Bordi për TMJISHP konstatoj se terapit me qeliza staminale për sëmundjet neurologjike aktualisht nuk janë të miratuara nga Agjencit EMA dhe FDA të cilat janë përgjegjëse për vlerësimin dhe miratimin e sigurisë dhe efikasitetit të trajtimeve mjekësore në Evropë dhe SHBA”, thuhet në vendim.

Ankesa: Rasti nuk u trajtua në mënyrë profesionale

Ndaj vendimit të Bordit, prindërit e vajzës kanë ushtruar ankesë ku pretendojnë se rasti i tyre nuk u trajtua në mënyrë profesionale.

Ata kanë ngritur shqetësimet e tyre në lidhje me shpenzimet e shumta që janë obliguar t’i kryejnë për trajtimin e vajzës, duke e rënduar gjendjen e tyre financiare.

“Konsideroj se Bordi për TMJISHP pa asnjë bazë ligjore dhe duke mos e trajtuar në mënyrë profesionale e ka refuzuar kërkesën tonë për financimin e trajtimit shëndetësor të vajzës time jashtë vendit, e gjithë kjo pasi që institucionet tona nuk kanë kushte që t’i trajtojnë këto sëmundje e që sipas Ligjit vet Ministria e Shëndetësisë e ka për obligim për financimin e trajtimit të këtyre sëmundjeve dhe sipas mendimit konziliar të 3 mjekëve dhe me ofrimin e profaturave ashtu siç edhe e kërkojnë dispozitat ligjore unë i kam plotësuar të gjitha dokumentet e nevojshme”, thuhet në ankesë.

Ata kanë deklaruar tutje se po ta dinin se Fondi nuk do t’i mbulonte shpenzimet e tyre, atëherë nuk do ta mjekonin dhe si rrjedhoj nuk do ta rëndonin gjendjen e tyre financiare.

“Në fund kërkoj ta vendosni vetën në pozitën tonë dhe vetëm 24 orë të kishit një fëmijë dhe kushte ekstremisht të vështira dhe më pas me dorën në zemër vendosni për hir të Zotit”, thuhet në ankesën e prindërve.

Derisa ankesa e prindërve ende nuk ka marr përgjigje, D.V. po vazhdon të vuaj edhe nga dy sëmundje tjera, epilepsia si dhe probleme me shikimin.

Gazeta ka kërkuar sqarime nga Ministria e Shëndetësisë pse nuk është miratuar ky rast, meqë i njëjti ka marr referim nga QKUK dhe Fletzotim nga Fondi, por më pas është refuzuar nga Bordi. Në këtë rast, nëse ka pasur shkelje ligjore, atëherë pse nuk janë marr masa në mënyrë që të mos përsëriten rastet e ngjashme, por as në këtë çështje MSh nuk ka ofruar sqarime. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakFDA miraton shitjen e qeseve të nikotinës në SHBA
Artikulli i rradhës SHBA: CDC konfirmon një tjetër rast të gripit të shpendëve tek njerëzit, duke e çuar totalin në 67

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.