Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka miratuar Susvimo (ranibizumab) 100 mg/mL për trajtimin e edemës makulare diabetike.
Susvimo është trajtimi i parë dhe i vetëm i miratuar nga FDA që ka treguar se ruan shikimin te pacientët me edemë makulare diabetike me më pak trajtime, falë shpërndarjes së vazhdueshme të një formule të personalizuar të barit ranibizumab, shkruan burimi Health Day përcjell Gazeta Shneta.
Implanti i ripërtëritshëm vendoset kirurgjikisht në sy gjatë një procedure ambulatore njëherëshe. Miratimi i tij u bazua në rezultatet pozitive njëvjeçare të studimit fazës III.
“Jam i entuziazmuar që mund t’u ofroj Susvimo pacientëve të mi me edemë makulare diabetike, të cilët duan një opsion me intervale më të gjata midis trajtimeve për shkak të jetës së tyre të ngarkuar personale dhe profesionale,” tha Dr. Jordan Graff nga Phoenix.
“Duke kryer dhjetëra ndërhyrje me Susvimo te pacientët e mi me degjenerim makular të lagësht ose neovaskular të lidhur me moshën, kam parë nga afër sesi Susvimo, me shpërndarjen e tij të vazhdueshme të medikamentit, mund të ndihmojë në ruajtjen e shikimit me më pak trajtime”. /Gazeta Shneta/


