Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vitamina D në shtatzëninë e hershme mund të jetë thelbësore për shëndetin e foshnjës

Jetë 06/02/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Marrja e mjaftueshme e vitaminës D në shtatzëninë e hershme mund të jetë thelbësore për shëndetin e foshnjës.

Hulumtimet e reja sugjerojnë se marrja e mjaftueshme e vitaminës D, e njohur si “vitamina e diellit”, gjatë shtatzënisë së hershme mund të jetë e rëndësishme për shëndetin e foshnjës, shkruan burimi Health Day përcjell Gazeta Shneta.

Studiuesit në Penn State zbuluan se foshnjat e lindura nga gratë me mungesë të kësaj vitamine kishin më shumë gjasa të lindnin para kohe. Gjithashtu, këto foshnja kishin më shumë gjasa të ishin më të vogla në krahasim me foshnjat e lindura nga gratë që kishin marrë sasi të mjaftueshme të vitaminës D në tremujorin e parë të shtatzënisë.

“Kjo studim ofron prova se ushqyerja gjatë shtatzënisë së hershme – madje edhe para konceptimit – është jashtëzakonisht e rëndësishme,” tha autorja kryesore e studimit, Celeste Beck, studente doktorature në Penn State.

“Nuk mund të supozojmë thjesht se të gjithë kanë mungesë, por ushqyerja e duhur duhet të jetë në vëmendjen e çdo gruaje që planifikon të mbetet shtatzënë,” shtoi autorja bashkëpunuese Alison Gernand, profesoreshë e asociuar e shkencave ushqimore në Penn State.

Studimi i publikuar në muajin shkurt në revistën “American Journal of Clinical Nutrition”, tregon se vitamina D është thelbësore për shëndetin dhe trupi e prodhon natyrshëm përmes ekspozimit të lëkurës ndaj rrezeve të diellit. Megjithatë, shumë njerëz nuk marrin sasi të mjaftueshme të vitaminës D në jetën e përditshme.

Studimet e mëparshme kanë treguar se “më shumë se 25% e grave shtatzëna ose në periudhën e laktacionit kanë nivele më të ulëta se sa rekomandohet të vitaminës D,” vuri në dukje Gernand. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakFDA miraton Susvimo për edemën makulare diabetike
Artikulli i rradhës Shkencëtarët thonë se Alzheimer mund të mos jetë çrregullim i trurit

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.