Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka intensifikuar kontrollin mbi reklamimin direkt të barnave për konsumatorët, duke dërguar këtë javë rreth 100 letra ndalimi kompanive me reklama të konsideruara mashtruese.
Ky veprim vjen pas kritikave për mungesë të informacionit të drejtë mbi barnat, që mund të ndikojë në marrëdhënien mjek-pacient dhe të nxisë përdorimin jo të nevojshëm të medikamenteve.
Komisioneri i FDA-së, Marty Makary, nënvizoi se për dekada të tëra agjencia ka lejuar reklama të gënjeshtërt që kanë çuar në kërkesë të shtuar për barnat pa marrë parasysh nevojën klinike.
Ndërhyrja e re rikthen rregullat para vitit 1997, duke eliminuar “loophole”-in që lejonte kompanitë të shmangnin informacione të plota për kundërindikacionet dhe paralajmërimet kryesore, duke u bazuar vetëm në një “deklaratë për rrezikun kryesor” dhe duke treguar përdoruesit tek burime të tjera.
FDA po përdor gjithashtu mjete të inteligjencës artificiale për të shqyrtuar reklamat ekzistuese dhe paralajmëron se nuk do të tolerojë më praktika mashtruese.
Studime të fundit tregojnë se shumica e postimeve mbi barnat në rrjetet sociale nuk përmbajnë informacion mbi rreziqet dhe nuk respektojnë udhëzimet për ekuilibrin e informacionit, duke rritur nevojën për ndërhyrje rregullatore./Gazeta Shneta/


