Nëse keni më shumë se një fëmijë, me siguri se e keni vërejtur se fëmijët e dytë janë shumë më ndryshe në sjellje, megjithëse mund t’i keni rritur njësoj si të parin ose të tretin.
Fëmijët e dytë sillen më ndryshe nga fëmijët e parë, të paktën në shumicën e rasteve.
Në fakt, fëmijët e dytë shpesh janë më “të gjallë” se të parët. Kjo i shtyn prindërit të humbin shumë më shumë energji dhe kohë me ta.
Studimet kanë konfirmuar se fëmijët e dytë kanë më shumë gjasa të jenë të gjallë, të padisiplinuar dhe të shqetësuar.
Sipas studimeve të ndryshme duket se të lindurit e dytë kanë më shumë gjasa që të kenë një karakter mjaft të padisiplinuar që i shtyn ata të bien në telashe.
Probabiliteti i fëmijës së dytë për t’u përfshirë në probleme është 40% më i lartë se sa vëllezërit e motrat më të mëdhenj.
Studimi mori parasysh faktorët objektivë: mungesat, pezullimet dhe dëbimet nga shkolla. U analizuan problemet e fëmijëve me alkool dhe drogë, si dhe ankesat e prindërve të tyre. Rezultoi se fëmijët e dytë ishin më të çrregullt.
Çfarë e shkakton këtë?
Sigurisht që nuk mund të ketë lidhje me ADN-në. Është vëmendja e prindërve ajo që sjell këtë ndryshim në sjelljen e fëmijëve. Fëmijët e dytë kanë më pak vëmendje nga prindërit dhe ata përjetojnë ndarjen e përkushtimit mes tyre dhe më të rriturve. Ndërsa fëmija i parë i ka pasur ekskluzivisht të gjtiha këto./pernenat.al