Fëmija lind me sindromin Down, nëna e braktisë atë dhe burrin

2017-05-26 në ora 13:35

Kjo është historia prekëse e “Samuel”, i cili nuk ka mundur të ndajë gëzimin e ardhjes në jetë të fëmijës së tij me nënën e të voglit. Në të vërtetë ai është vënë para një zgjedhje shumë mizore: të qëndrojë me të dhe të braktisë fëmijën, ose të qëndrojë me fëmijën pasi ajo nuk e pranon!

“I gjithë makthi filloi gjatë shtatëzanisë, kur të dy mësuan problemin që kishte fëmija. Bashkëshortja ime ishte totalisht kundër lindjes së fëmijës, për të cilën sjellja në jetë e një fëmije të “paaftë” ishte një turp për gjithë familjen. Kjo ka ndodhur për shkak të një tradite armene e cila e konsideron një person me një sëmundje apo sindromë të caktuar si të padenjë dhe ndryshe”.

Për këtë arsye gruaja e paralajmëroi bashkëshortin se edhe nëse do të duhej ta sillte në jetë, nuk  do të qëndronte pranë tij! Dhe kështu  ndodhi! Një javë pasi fëmija erdhi në jetë, çifti u divorcua sepse Samuel preferoi të mos e braktiste Leon, i mrekulluar nga bukuria e tij. “Ai është perfekt, është i mrekullueshëm, unë mund ta rris vetëm”! Janë këto fjalët e babait të ri.

Ai shprehet se në vendin e tij nëse sjell në jetë një fëmijë si Leo të japin alternativën për të mos e marrë në shtëpi, por ai sigurisht që nuk e ka pranuar këtë. “Jeta si një baba i vetëm nuk është aspak e lehtë, por mund të them se fëmija im është shumë me fat që ka shumë njerëz në botë që po na ndihmojnë nga ana ekonomike”, shprehet ai.

Ai ka arritur të mbledhë një fond prej 100.000 $ dhe mendon që një pjesë të tyre ta investojë në ndërtimin e një shtëpie fëmijësh që do t’ju shërbejë fëmijëve armenë të braktisur nga prindërit pasi kanë lindur të prekur nga sindroma doën.

Jeta na tregon se ndonjëherë vetë nëna, një krijesë aq e mrekullueshme për fëmijën bëhet njeriu më mizor në botë! E adhurueshme dashuria e këtij babai për fëmijën! E tillë duhet të jetë dashuria e çdo prindi për fëmijën, pavarësisht kushteve në të cilat ai vjen në jetë! /pernenat