Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Fëmijët e ditëve të sotme gjithnjë e më përtacë

Jetë 27/01/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në një studim aktual, shkencëtarët britanikë konstatojnë se vetëm një kontingjent prej më pak se 3 përqindësh prej 11-vjecarëve nuk lëviz mjaftueshëm.

Chris Riddoch nga Universiteti i Bath-it dhe kolegët e tij kanë ndërmarrë kërkime mbi çështjen në fjalë në më shumë se 5595 raste 11-vjecarësh nga jugperëndimi i Anglisë.

Studimi është pjesë e “Avon Longitudinal Study of Parents and Children- Alspac” (një projekt kërkimor për prindërit e fëmijët), në të cilin marrin pjesë qysh prej viteve nëntëdhjetë, 14000 fëmijë. “Alspac” dëshiron që sa të jetë e mundur të zbulojë të gjitha pasojat sociale, psikologjike e ato mjedisore, si dhe ato gjenetike mbi fëmijët.

Dhe tavolina është mbushur plot: mbi 260 publikime shkencore janë botuar deri më tani në kuadër të projektit.

Për studimin e tyre aktual, shkencëtarët i kanë pajisur fëmijët me një pajisje matëse shpejtësie, e cila – e ngjeshur në një rrip elastik në brez – mat minutë për minutë se sa shpesh dhe në mënyrë intensive lëvizin fëmijët. Fëmijët i mbajtën me vete pajisjet për shtatë ditë me radhë.

Të dhënat e përftuara e të analizuara ishin ato të periudhës mes muajve janar 2003 dhe 2005. Rezultati: fëmijët gjithsesi janë pothuajse dy herë më shumë aktivë se sa të rriturit, por jo aq aktivë sa duhet.

U dëshmua gjithashtu se të rinjtë (meshkuj) lëvizin më me gjallëri se sa vajzat, shkruajnë studiuesit britanikë në numrin e fundit të revistës së specializuar në sferën e mjekësisë kombëtare, “British Medical Journal”.

Gjithsesi, si të rinjtë (meshkuj), ashtu dhe ato femra, e kalojnë, sipas tyre, shumicën e kohës me aktivitete më së shumti pasive, apo të cilësuara në studim si “të rehatshme”. Vetëm 3 për qind e fëmijëve të marrë në testim lëvizin sipas mendimit të mjekëve e shkencëtarëve, mjaftueshëm.

Rekomandimi i studiuesve: të paktën 60 minuta lëvizje për fëmijë në ditë. Vetëm kështu zemra dhe frymëmarrja mund të mbahen në formë. “Është gjithashtu e rekomandueshme që fëmijët në këtë moshë të lëvizin më shumë, pasi aktiviteti i tyre gjatë procesit të rritjes do të njohë ulje më pas”, shkruajnë studiuesit në faqet e revistës në fjalë.

Artikulli paraprakInfeksionet në shtatzëni sa e rrezikojnë foshnjën, gjithçka që duhet të dini
Artikulli i rradhës Parandalimi i ndotjes së ajrit, masa praktike për ta përmirësuar ambientin në Kosovë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.