Nënat që pinë alkool ndërsa janë shtatzënë po i vendosin fëmijët e tyre në një rrezik më të madh të zhvillimit të drepresionit kur bëhen adoleshentë, zbuloi një studim i ri.
Studiuesit e Universitetit të Bristol ekzaminuan të dhëna për 14.541 gra që ishin shtatzënë në vitin 1990 dhe shikuan nëse fëmijët e tyre kishin zhvilluar depresion në moshën 18 vjeçare, transmeton Gazeta Shneta.
Ata zbuluan se 4.191 nga nënat e përfshira në studim kishin konsumuar alkool midis 18 dhe 32 javëve të shtatzanisë.
Fëmijët, nënat e të cilëve konsumuan alkool në 18 javë kishin një rrezik 17 përqind më të lartë të depresionit në moshën 18 vjeçare, krahasuar me ata që nënat e të cilave nuk pinin.
Ndërsa hulumtimet e mëparshme kanë sugjeruar që foshnjat e ekpozuara ndaj alkoolit në barkun e nënës kanë një rrezik më të lartë për një sërë rezultatesh negative, disa studime kanë hetuar shoqërimin me problemet e shëndetit mendor në adoleshencën e vonë. /GazetaShneta/