Tri vende afrikane janë zgjedhur për të testuar vaksinën e parë të malaries në botë, njoftoi organizata Botërore e Shëndetësisë të hënën. Gana, Kenia dhe Malawi do të startojnë me vaksinë injektuese vitin e ardhshëm me fëmijët e vegjël, të cilët kanë qenë në rrezik më të madh të vdekjes.
Vaksina, e cila ka efektivitet të pjesshëm, ka potencialin për të shpëtuar dhjetëra mijëra jetë nëse përdoret me masat ekzistuese, tha në një deklaratë drejtori rajonal i OBSH-së, Dr Matshidiso Moeti shkruan The Telegraph, transmeton Gazeta Shneta.
Malaria mbetet një nga sfidat më të ashpra shëndetësore në botë, duke infektuar më shumë se 200 milionë njerëz çdo vit dhe duke vrarë rreth gjysmë milioni, shumica prej tyre fëmijë në Afrikë.
Vaksina do të testohet tek fëmijët e moshës 5 deri në 17 muajsh për të parë nëse efektet mbrojtëse të treguara deri tani në provat klinike mund t’i mbajnë deri nën kushtet reale. Vaksina ka marrë dekada të punës dhe qindra miliona dollarë për t’u zhvilluar.
Vaksina e malaries është zhvilluar nga kompania farmaceutike GlaxoSmithKline dhe 49 milionë dollarë për fazën e parë po financohet nga aleanca globale e vaksinave GAVI, UNITAID dhe Fondi Global për Luftën kundër SIDA, Tuberkulozit dhe Malaries.
Azia Juglindore, Amerika Latine dhe Lindja e Mesme gjithashtu kanë raste të malaries./Gazeta Shneta/