Një raport i ri, thotë se fëmijët nuk kanë gjasa të transmetojnë Covid-19 midis njëri-tjetrit ose të rriturve.
Studimi nga Qendra Shëndetësore e NSW ekzaminoi transmetimin e virusit në shkollat e NSW dhe qendrat e kujdesit të fëmijëve midis marsit dhe mesit të prillit, transmeton Gazeta Shneta.
Duke ekzaminuar përhapjen e 18 rasteve të koronavirusit nga 15 shkolla, gjetjet paraprake të raportit ishin që vetëm një nxënës i shkollës fillore dhe një gjimnazist “mund të kenë kontraktuar Covid-19 nga rastet fillestare në shkollat e tyre”.
Por, sipas ekspertëve nuk është ende e sigurt që shkollat të hapen dhe gjithçka të kthehet në normalitet. Pavarësisht që fëmijët nuk mund të transmetojnë, përsëri është e pasigurt që të hapen shkollat. /GazetaShneta/