Fëmijët të cilët mund të kenë sindromë inflamatore multisistemike ose MIS-C, një ndërlikim shqetësues i infeksionit Covid-19, kanë nevojë për vëmendje të menjëhershme, njoftuan mjekët.
Është duke u bërë e qartë se shumë prej fëmijëve me sindromën e re kanë dëmtime në zemër dhe kanë nevojë për trajtim të menjëhershëm shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Kjo u bë e ditur nga mjekët gjatë një takimi të organizuar nga Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Mjekët thanë se besojnë se është gjithnjë e më e qartë se Covid-19 është i përfshirë, edhe pse shumë prej fëmijëve në fillim testojnë negativ për virusin.
Çfarë dime deri më tani: Sindromi duket se zhvillohet dy deri në gjashtë javë pas infeksionit me Covid-19 dhe prek kryesisht fëmijët që ishin më parë të shëndetshëm.
Simptomat nuk duken si simptomat klasike të koronavirusit dhe kryesisht mund të përfshijnë dhimbje në stomak dhe të vjella, së bashku me ethe dhe mbase një skuqje, thanë ekspertët./GazetaShneta/