Femrat e gjata, më të rrezikuara nga goditja në tru

2017-04-08 në ora 17:20

Femrat me trup të gjatë janë më të rrezikuara nga goditja në tru ose ndonjë problem me zemrën. Gjatësia mbi 160 cm trefishon rrezikun e zhvillimit të këtyre sëmundjeve tek gratë, krahasuar me bashkëmoshataret e tyre që janë më të shkurtra.

Gratë e gjata zakonisht kanë dhoma më të mëdha të zemrës, që përcaktojnë edhe ritmin kardiak dhe mund të çojnë në sëmundje të lidhura me zemrën.

Pesha mbi 76 kg gjithashtu rrit rrezikun tek gratë.

Njerëzit e gjatë janë më të edukuar, kanë status socio-ekonomik më të lartë dhe mund të jenë ushqyer më mirë në mitër dhe në fëmijëri.

Megjithatë, në këtë rast, të qenët e gjatë është më pak e dëshirueshme, duke qenë se gjatësia alternon strukturën e zemrës duke shkaktuar dridhje arteriale”, thotë autorja kryesore e studimit, dr. Annika Rosengren, profesoreshë tek Universiteti Gothenburg, në Suedi, shkruan Shendeti.

Dridhja arteriale është një gjendje shëndetësore që shkakton rrahje të çrregullta dhe më të shpejta të zemrës.

Studime të mëparshme e kanë lidhur gjatësinë me rrezikun e zhvillimit të kancerit. Shkencëtarët gjermanë zbuluan se për çdo 6.5 cm gjatësi, rreziku për zhvillimin e kancerit rritet me 4%. /Gazeta Shneta/