Heather Thorpe, një nënë e re nga Birminghami, në Britaninë e Madhe po përballet me një akuzë të rëndë duke ngjallur reagimin e mijëra njerëzve. Ish-partneri i saj ka publikuar një filmim që tregon gruan e re shtatzënë teksa qëllonte barkun e saj me çekiç, për të demonstruar se sa i shëndetshëm ishte fëmija i saj.
Videoja u xhirua pak javë para lindjes së djalit të saj, Jonathan. Burri tregoi se po xhironte me “iPhone” në shtëpinë e tij në Birmingham, kur fiksoi skenën e pazakontë.
Heather kishte marrë një çekiç dhe qëllonte mbi barkun e saj të fryrë duke thënë, “e shikon sa i fortë është fëmija im, një superbebe”, shkruan Albeu.
Sakaq mjekët thonë se Heather Thorpe e ka rrezikuar seriozisht shëndetin e fëmijës. Megjithatë Jonathan ka lindur i shëndetshëm, pavarësisht veprimeve të papërgjegjshme të nënës së tij. /Gazeta Shneta/