Një vajzë 21-vjeçare është shpëtuar në mëngjesin e sotëm nga policia në Ferizaj, pasi kishte tentuar të hidhej nga ballkoni i katit të katërt në një kompleks banesor.
Ngjarja ndodhi rreth orës 04:30 kur policia pranoi informatën nga disa banuesë atij kompleksi banesor.
“Patrullat policore reaguan menjëherë dhe pasi kontaktuan dëshmitarët, vunë re vajzën në anën e jashtme të ballkonit. Njëri nga policët ndërhyri duke hapur derën e banesës me forcë dhe, me ndihmën e një kolegu tjetër, arriti ta tërheqë vajzën në brendësi”, njofton policia.
Në vendngjarjes, sipas policisë, intervenoi edhe ekipi i emergjencës, i cili i dha ndihmën e parë dhe më pas e shoqëroi për trajtim në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
Pas trajtimit fillestar, ajo u transferua në QKUK në Prishtinë, ndërsa familjarët e saj u njoftuan menjëherë, thuhet më tej në njoftim./Gazeta Shneta/



