Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim: Fëmijët e vegjël në SHBA marrin ilaçe për ADHD shumë shpejt pas diagnozës

Jetë 03/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri i gjerë në SHBA tregon se fëmijëve të vegjël të diagnostikuar me çrregullim të hiperaktivitetit dhe mungesës së vëmendjes (ADHD) u përshkruhen medikamente menjëherë pas diagnozës, duke anashkaluar terapinë e sjelljes që rekomandohet si hap i parë.

Udhëzimet mjekësore sugjerojnë që fëmijët 4 dhe 5 vjeç, pas një diagnoze të re, duhet të ndjekin për gjashtë muaj terapi të sjelljes përpara se të fillojnë mjekimin me ilaçe. Kjo qasje ndihmon në ndërtimin e aftësive dhe zakoneve të dobishme, duke përmirësuar funksionimin e përditshëm të fëmijës dhe duke mbështetur familjen, shkruan burimi Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Por analiza, e botuar në “JAMA Network Open”, dhe e bazuar në të dhënat e mbi 9,700 fëmijëve, zbuloi se 42.2% e tyre morën ilaçe brenda një muaji nga diagnoza, ndërsa vetëm 14.1% i filluan pas gjashtë muajsh.

Sipas autorit kryesor, Dr. Yair Bannett nga Universiteti Stanford, një arsye mund të jetë mungesa e qasjes në terapi të sjelljes.

Edhe pse ilaçet si Ritalin dhe Concerta mund të ulin simptomat e hiperaktivitetit dhe shpërqendrimit, ato shpesh sjellin efekte anësore si irritim, agresivitet apo ndryshime emocionale, gjë që i shtyn prindërit t’i ndërpresin.

ADHD prek rreth 11.4% të fëmijëve të moshës 3 deri në 17 vjeç në SHBA, dhe trajtimi i hershëm është thelbësor për parandalimin e ndikimit afatgjatë në shkollim dhe në jetë.

Ekspertët theksojnë se medikamentet nuk duhet të shihen si zgjidhja e vetme, por si pjesë e një kombinimi me terapinë e sjelljes. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakFerizaj: Policia shpëton vajzën 21-vjeçare, tentoi të hidhej nga ballkoni
Artikulli i rradhës FDA miraton Leqembi në formë injektimi nënlëkuror për trajtimin e Alzheimerit në fazat e hershme

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.