Jo, nuk është sepse ju nuk hani shumë.
Nëse ndonjëherë jeni matur para se ti keni periudhat, mund të keni vërejtur se jeni me më shumë kile. Ka një sërë arsyesh fizike dhe biologjike që femrat janë më të prirura për të fituar peshë gjatë dy javëve të fundit të ciklit të tyre thotë Parents.
Disa nga këto arsye mund të jenë ndryshime natyrore që po ndodhin në trup, por të tjerët mund të tregojnë për një gjendje mjekësore përcjell Gazeta Shneta.
-Progesteroni i lartë
Estrogjeni dhe progesteroni janë më të lartë pak para periudhës suaj dhe kjo rritje mund t’ju bëjë të prirur për të fituar peshë. “Kur progesteroni është i lartë pak para ciklit menstrual, stimulon oreksin, kështu që hani më shumë,” thotë Cannon një specialist gjinekologe
-Serotonina
Truri juaj gjithashtu mund të jetë duke luajtur truket në trupin tuaj gjatë kësaj kohe. “Kur bie estrogjeni dhe fillon gjakderdhja menstruale, kjo gjithashtu na tregon se bie niveli i serotoninës së trupit”, thotë Cannon.
Nivelet e ulëta të serotoninës shpesh shkaktojnë dëshira të sheqerit, të cilat mund të nxisin ngrënie shtesë dhe shtim në peshë.
-Mbajtjen e ujit
Këto hormone menstruale jo vetëm që janë të lidhura me oreksin tuaj – ato mund t’ju bëjnë të ruani ujin.
Mbajtja e ujit rritet gjatë kësaj kohe, sepse progesteroni shkakton zgjerimin e enëve të gjakut për të akomoduar më shumë lëngje”, thotë Augustusi (gjinekologe) .
-Rënie e magnezit
Rreth ditës së parë të periudhës suaj, Cannon thotë se nivelet e natyrshme të magnezit të trupit tuaj bien.
Meqë magnezi rregullon hidratimin e trupit, nivelet e ulëta mund të shkaktojnë dehidrim, dhe dehidrimi është i ndërlikuar, thotë ajo. “Mund t’ju bëjë të mendoni se jeni të uritur, por jeni të etur.”
Magnezi i ulët në trup mund të shkaktojë dëshira të sheqerit, kështu që të përfundoni duke ngrënë më shumë ushqime në vend që të kapni një gotë me ujë./ Gazeta Shneta/