Çdo ditë lind një fëmijë dhe prindërit janë ata që i mësojnë atyre si të flasin. Biseda me një bebe nuk fillon menjëherë, pasi ajo kalon në disa proçese në atë të dëgjimit, mësimit dhe mirëkuptimit.
Momenti i bisedës me beben fillon me thithjen e tingujve që dëgjojnë rreth tyre para se të mësojnë të përshtaten me gjuhën reale. Në 3 vitet e para të jetës truri i tyre fillon dhe zhvillohet me shpejtësi. Fjalët e para të tyre varen nga aftësitë që ata kanë dhe për tu përshtatur me gjuhën reale.
Kur e thonë foshnjat fjalën e parë?
Në muajin e 8 ose të 9 do të dëgjoni rastësisht fjalën mama ose baba dhe disa fjalë që kanë dy rrokje. Megjithëse ende nuk e njeh kuptimin e këtyre fjalëve, por shpreh ato që dëgjon më shpesh. Fjalët që ata thonë me kuptim fillojnë të dalin në muajin e 11 deri në 14, kur truri fillon dhe lidh kuptimet e objekteve të caktuara me emrat.
Në muajin e 18-të, kur një fëmijë arrin të hedhë hapat e para të gjithë presin që të kenë më shumë fjalë se më parë. Si prind duhet të bëni gjëra të caktuara në mënyrë që të mbani ritmin e fëmijës dhe që t’i inkurajoni më shumë.
Përveç fjalëve të para të bebes ka dhe shumë arritje të tjera në vitin e parë të jetës. Nëse shihni që fëmija ka probleme që në fjalët e para flisni me një pediatër. /Gazeta Shneta/