Prindërit janë kujdestarët në çdo kohë të fëmijëve të tyre dhe dashuria për to është e pafund.
Së fundmi, nëna e këngëtares Fjolla Morina, ka qenë e shtrirë në spital derisa ajo me anë të një postimi në Instagram ka falënderuar mjekët e QKUK.
Më tej ajo ka shkruar disa vargje për nënën e saj, duke e krahasuar me Zotin dhe duke e cilësuar, burim të dashurisë.
Postimi i plotë: Sot ishte një ditë që më bëri të kuptoj që mrekullitë ekzistojnë! Kisha shumë frikë por nuk u bëra pre e pesimizmit…luftova me veten dhe u kapa fort pas shpresës që MAMI IM do t’ja dilte mbanë dhe kësaj here. Më ka mbetur në mendje një proverb ku thuhet: Zoti nuk mund të ishte kudo prandaj i krijoi nënat! E pra, e dashura nëna ime, ti je Zoti im,ngushëllimi im dhe burimi i dashurisë! Sot je pranë meje falë mjekëve të Spitalit Shtetëror Prishtinës të cilët pas 7 orëve operacion ja dolën mbanë që ti të ishe akoma pranë meje./Gazeta Shneta/