Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Flet anesteziologu që u sulmua: U godita në kokë por vazhdova me reanimu pacientin

Lajme 09/01/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Anesteziologu Valon Kadriu është sulmuar dje nga familjari i një pacienti në Klinikën Infektive.

Kadriu gjendej në vendin e tij të punës në repartin e intensivës në Klinikën Infektive në QKUK ku po kujdesej për pesë pacientë, shkruan Gazeta Shneta.

Ai ishte thirr me urgjencë për të ndihmuar një pacient në repart, dhe ndonëse nuk ishte përgjegjësi e tij Kadriu shkoi për ta ndihmuar.

“Më kanë thirr me urgjencë sepse isha vetëm unë si mjek në intensivë. Puna ime është në intensivë e jo në repart. Por unë shkova për ta ndihmuar pacientin”.

“Sapo hyra në dhomë u godita nga pala mbrapa kokës dhe në fytyrë. Përkundër goditjeve që morra dhe gjakderdhjes, unë vazhdova reanimimin dhe intubimin e pacientit për 50 minuta, por fatkeqësisht nuk mbijetoi”, ka treguar ngjarjen anesteziologu dhe intensivisti.

Ai ka treguar se nga goditja ka pësuar frakturë të hundës dhe sot po merret me trajtimin. Rasti është hapur edhe në Policinë e Kosovës.

Përveç mjekut, pala ka sulmuar edhe një infermiere të klinikës.

Sulmin ndaj anesteziologut e ka dënuar Asociacioni Kosovar i Anesteziologëve, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar, Oda e Mjekëve të Kosovës dhe Oda e Infermierëve të Kosovës. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakSulmohet anesteziologu dhe infermierja në Klinikën Infektive në QKUK
Artikulli i rradhës Mot i ftohtë në fundjavë, janar 2021

Ju sugjerojmë

Publikohen rezultatet preliminare të OFK-së në tri komuna, Adelina Surdulli dominon bindshëm në Prishtinë

03/06/2026 Lajme

Dy viktimat në Shëngjin janë kosovarë, Policia e Lezhës thotë se ishin pesë të rinj që u morën nga dallgët

03/06/2026 Lajme

Dyshohet se dy të vdekurit në plazhin e Shëngjinit janë nga Kosova

03/06/2026 Lajme

Mediat në Shqipëri: Dallgët e forta marrin katër të rinj në Shëngjin, dyshohet për një viktimë

03/06/2026 Lajme

IKShPK: Rrezik i ulët për Ebola në Kosovë, rekomandohen masa parandaluese për udhëtarët

03/06/2026 Lajme

Pacientët në Evropë presin deri në dy vjet për ndërhyrje kirurgjikale

03/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.