Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sulmohet anesteziologu dhe infermierja në Klinikën Infektive në QKUK

Lajme 09/01/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një anesteziolog dhe një infermiere janë sulmuar mbrëmë në Klinikën Infektive nga familjarët e një pacienti.

Anesteziologu V.K. ishte thirr për të ndihmuar kolegët e tij në një rast të rëndë, por sapo kishte arritur në dhomën e pacientit ishte goditur me boks në fytyrë nga familjarët, shkruan Gazeta Shneta.

Edhe pas kësaj goditje që kishte marr, anesteziologu nuk e kishte lënë pacientin duke e reanimuar atë për një orë rresht.

Dhunë ka përjetuar edhe infermierja A.I. e cila ishte kap për fyti dhe ishte kërcënuar se do ta hidhnin nga dritjarja.

Për këtë ngjarje ka reaguar Shërbimi Spitalor Klinik Universitar përmes një deklarate ku është dënuar akti dhe është kërkuar nga organet e drejtësisë që të merren me rastin.

Reagimi i SHSKUK-së:

ShSKUK dënon dhunën ndaj mjekut dhe infermieres

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), njofton se të premten,  në vendin e tyre  të punës janë sulmuar, mjeku V.K dhe infermieria A.I, derisa po ofronin shërbime shëndetësore për pacientët në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

SHSKUK dënon aktin qyqar të sulmin ndaj mjekut dhe infermieres  në detyrë, gjatë dhënies së ndihmës shëndetësore.

Aktet e tilla të ushtrimit të dhunës ndaj punëtorëve shëndetësorë  në detyrë në institucionet shëndetësore, janë të pa pranueshme, të dënueshme  dhe të dëmshme, ato e dëmtojnë rëndë imazhin dhe dinjitetin e mjekut dhe infermierit,  por e dëmtojnë edhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore për gjithë qytetarët e Kosovës.

SHSKUK kërkon nga organet e drejtësisë të merren me rastin me në fjalë dhe ndaj sulmuesit të ndërmerren masa konform legjislacionit në fuqi.

Artikulli paraprakVaksina Pfizer/BioNTech del të jetë efektive kundër dy varianteve të reja të koronavirusit
Artikulli i rradhës Flet anesteziologu që u sulmua: U godita në kokë por vazhdova me reanimu pacientin

Ju sugjerojmë

Publikohen rezultatet preliminare të OFK-së në tri komuna, Adelina Surdulli dominon bindshëm në Prishtinë

03/06/2026 Lajme

Dy viktimat në Shëngjin janë kosovarë, Policia e Lezhës thotë se ishin pesë të rinj që u morën nga dallgët

03/06/2026 Lajme

Dyshohet se dy të vdekurit në plazhin e Shëngjinit janë nga Kosova

03/06/2026 Lajme

Mediat në Shqipëri: Dallgët e forta marrin katër të rinj në Shëngjin, dyshohet për një viktimë

03/06/2026 Lajme

IKShPK: Rrezik i ulët për Ebola në Kosovë, rekomandohen masa parandaluese për udhëtarët

03/06/2026 Lajme

Pacientët në Evropë presin deri në dy vjet për ndërhyrje kirurgjikale

03/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.