Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Flet kirurgu Fekaj: Familjarëve u kërkova 3000 euro duke bërë shaka

Lajme 11/02/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Familja Ibrahimaj ka akuzuar kirurgun e QKUK, Enver Feka, se u kërkuar atyre një shumë të majme për ta operuar djalin e tyre 19 vjeçar, Hysen Ibrahimaj.

Por, kirurgu i ka mohuar të gjitha akuzat që janë vënë kundër tij, duke thënë se nuk ka pasur asnjë marrëveshje me familjen Ibrahimaj, raporton Insajderi.

Ai vazhdon më tej duke thënë që shumën prej 3,000 eurove e ka kërkuar në formë të shakas por jo që operimi i dytë të bëhet në QKUK.

Madje, sipas tij edhe nëse një gjë të tillë do ta kishte bërë, nuk përmban shkelje të ligjit, sepse ato kanë qenë për ordinancën private, e jo për operim në QKUK.

“Është e vërtetë që operimin e parë ia kam kryer unë. Mirëpo, nuk ka pasur asnjë marrëveshje që për operimin e dytë të bëhet në QKUK, nuk ka pas asnjë premtim nga ana ime për këtë gjë. Kur kanë ardhur herën e dytë në klinikën private, në formë shakaje i kom thanë që operimi i dytë kushton gjashtë deri në shtatë mijë euro, por për këtë familje i kam thënë se do e bëjë me vetëm tre mijë euro. Mirëpo, këtë gjë i kam thënë në formë shakaje, se edhe po t’iu thosha 10 mijë euro nuk do të kisha bërë asnjë shkelje ligjore, se ordinanca ime është private dhe çmimin e caktoj vetë”, ka thënë ai të shtunën për Insajderin.

Kirurgu akuzon familjen Ibrahimaj, se e kishte fyer atë dhe se kjo kishte qenë shkak përse ai nuk kishte dashur ta operojë përsëri 19-vjearin.

“Arsyeja pse unë në QKUK nuk kam dashur që ta bëjë operimin e tij, ka qenë për shkak të fyerjeve që i kanë bërë ndaj meje. Dhe në momentin kur unë do ta merrja në dorë këtë pacientë, operimi ka qenë aq i komplikuar dhe do të mund të kishte ndonjë pasojë. Dhe për ta evituar çdo keqkuptim, se kam mundur që me qëllim ndonjë gjë nuk kam dashur që ta marr në dorë në QKUK”.

“Pas kësaj bisede, ata kanë ardhur tek drejtori i repartit, Rifat Bajrami, të cilit i kanë thënë gjëra ofenduese për mua. Përkundër kësaj, doktor Rifati ka dashur që t’i marr në dorë për t’i trajtuar, mirëpo, ata më nuk janë paraqitur në QKUK”, ka deklaruar kirurgu Fekaj për Insajderin.

Ai paralajmëroi se do të ngris padi ndaj të gjithë të përfshirëve të kësaj ngjarje për gjoja shpifjeve që i kanë bërë në drejtim të tij.

“Dhe nuk është e vërtetë që unë u kam thënë kolegëve kirurgu se nuk guxon askush që ta merr në dorë. Kush jam unë që ta bëjë një gjë të tillë. Tjetra deziformatë është që gjoja unë e kam lënë me barkun hapur. Operacionet e tilla e lejnë kështu. Ajo në gjuhën kirurgjike quhet zorra stoma, dhe kështu lihen të gjithë pas përfundimit të operacionit të tillë. Unë do të ngris padi ndaj këtyre shpifjeve mediale sepse unë u kam thënë se paratë edhe pse i kam kërkuar në mënyrë shakaje atë e kam bërë për ordinancë private e jo për QKUK siç është prezantuar”, ka thënë Fekaj.

Më herët gjatë ditës Familja Ibrahimaj ka akuzuar Fekajn se u kishte kërkuar ryshfet për t’i bërë operacionin e dytë djalit të tyre 19-vjeçar Hysen Ibrahimaj. Sipas kësaj familje kirurgun e kishin paguar dy mijë euro për operacionin e parë në ordinancen e tij private, ndërsa për operacionin e dytë ishin marrë vesh që të bëhet në QKUK. Familja pretendon Fekaj për operacionin e dytë iu kishte kërkuar tri mijë euro.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe Ministri i Drejtësisë, Uran Ismaili i cili ka njoftuar për masat ndaj kirurgut Fekaj.

“Porsa u njoftova nga drejtoria e SHSKUK-së se kanë nisur masat disiplinore ndaj Dr. Enver Fekaj, kirurg abdominal dhe ndaj drejtorit të Klinikës së Kirurgjisë Abdominale, Dr. Rifat Bajrami, për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe sjelljes jo korrekte ndaj një pacienti. Përgëzoj menaxhmentin e SHSKUS-së për reagimin e shpejt”, ka shkruar më herët Ismaili në Facebook.

Artikulli paraprakDëshironi të keni vajzë, ja cilat veprime duhet t’i bëni gjatë shtatzënisë
Artikulli i rradhës Seksi oral rrit inteligjencën tek femrat, ja çfarë sugjerojnë ekspertët

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.