Shpesh herë nënat ankohen se kanë probleme me fëmijët e tyre rreth të ushqyerit dhe se kryesisht ata po hanë vetëm ëmbësira. Mamia Razije Musa në një postim në profilin e saj në ]Facebook ka dhënë disa këshilla rreth këtij gabimi që bëjnë nënat.
Ja postimi i plotë:
”Të dashurat e mia, disa herë e kam theksuar se unë jam eksperte vetëm për fëmijët prej 0-12 muaj dhe se nuk dua të komentoj për fëmijët më të mëdhenj,por nga dashuria për popullin tim dhe nga ajo që po shoh dua t’i them disa fjalë për herë të parë dhe të fundit edhe për fëmijët mbi 1 vjeç.Disa nana më kanë pyet se pse fëmjiët e tyre nuk po han asgjë përveç ëmbëlsirave dhe pastaj komentonin se ato janë të lumtura që së paku këto po i hanë.
Ky është një gabim i madh, asnjë fëmijë nuk mund ta dijë shijen e çokollatave pa u’a servuar prindi. Si është e mundur të jeni të lumtur me faktin se fëmija po han bukë me Nutella dhe të mos tentoni ta largoni atë lloj ushqimi plotësisht të pashëndetëshëm. Ju jeni përgjegjës për ushqimin e fëmijëtve tuaj deri sa ata të rriten dhe të jenë të vetëdijshëm se çka është mirë e çka është keq.
Më besoni nuk i bënë mirë një fëmije ta mbush barkun as me smoki as me çokollata. Një gjë tjetër që e pash sa isha në Kosovë është një lloj recete e padëgjuar për mua, kos e përzier me smoki të bluara në të, aman mos eksperimentoni lexoni përmbajtjen e smokave përpara se t’i bëni faktorë në menynë e fëmijëve tuaj.
Më herët e kam bërë një status për atë se çka nuk duhet të konsumojnë fëmijët tuaj para moshës 1 vjeçare dhe aty i pata listuar edhe smokat por kjo nuk do të thotë se pas vitit të parë të ju jepni ato pa masë dhe në vend të bukës.
Ju dua fort dhe dua të shkrij përvojën time te ju por nuk mund të arrij misionin tim nëse secila nanë nuk e kupton rolin dhe misionin e rëndësishëm që e ka. Me shumë dashuri, Razija”. / Gazeta Shneta